zoom

Aktualitet

Fluturoi nga dritarja e hotelit prostitutën nga Barcelona që shfrytëzonte, kapet shijakasi

Policia e Durrësit njoftoi sot se ka arrestuar 39-vjeçarin nga Shijaku, që tre javë më parë u konfliktua me një vajzë të re nga Barcelona që prostituonte në hotel me shoqet e tjera latine, duke e fluturuar atë nga dritarja e dhomës pas grindjes për çmimin.

Efektivët e Policisë së Durrësit lajmërojnë se pas hetimeve intensive të zhvilluara, rezulton se shijakasi ka shfrytëzuar për prostitucion shtetaset e huaja në një hotel të qytetit bregdetar.

Teksa vijojnë hetimet e thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia, më datë 6 mars 2024.

Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak”, tha policia vendore.

Në lidhje me rastin, për të është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “shfrytëzimi i prostitucionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/