zoom

Slider

Flirte, seks e pasion! Çfarë do të sjellin dy “rivalet” Luana Vjollca dhe Kiara Tito

Kiara Tito dhe Luana Vjollca konsiderohen rivale të forta këtë verë për audiencën që do të tërheqin për shkak të emisioneve që do moderojnë ku pritet të ketë flirte pasion dhe seks.

Luana Vjollca do të moderojë “Love Island” ndërsa Kiara Tito do prezantojë “Kepi i tundimeve”.

Në faqen zyrtare të “Love Island” janë publikuar rregullat e emisionit ku thuhet se çiftet do të flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë, ndërsa konsumimi i alkoolit është i limituar.

Pjesëmarrësit nuk do ta dinë se sa është ora dhe janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.

Konkurrentët do të izolohen në një vilë në jug të Shqipërisë.

Ndërsa, Kiara Tito do të moderojë “Kepi i Tundimeve”, që do të zhvillohet në Turqi dhe ka shumë personazhe të njohur të “shoëbizz”-it, si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba, Keisi Medini, e shumë të tjerë.

Ata do të jenë përballë njëri-tjetrit, në sfidë për t’i rezistuar tundimit, në këmbim të një shpërblimi të majmë.