Aplikacion
Në një intervistë për “Report TV”, avokati deklaroi se dhuna ndodhi në momentin që Princ Leka kishte shkuar në Pallatin Mbretëror për të takuar vajzën, Geraldinën.
Pas nisjes së procedurave për divorc, sqaroi avokati, Princ Leka është larguar nga Pallati Mbretëror, por bashkë me Elian, kanë rënë dakord që do të takojë vazhdimisht vajzën.
Avokati mohoi që arsyeja e dhunës mes tyre të jetë pasuria, duke shtuar se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë dakordësuar që do ta ndajnë pasurinë.
“Ai vetë ka zgjedhur që për aq kohë që të finalizohet divorci të mos jetë i pranishëm në banesë, bën vizitat të rregullta për të pasur kontakte me vajzën, për ta ekspozuar vajzën sa më pak të jetë e mundur ndaj efekteve të divorcit. Në këtë vazhdë ka qenë edhe vizita e djeshme. Ka qenë i pranishëm, dhe ka pasur një komunikim aspak të këndshëm me një dhunë verbale me ish-vjehrrin dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike.
Ka dy marrëveshje, janë bërë me akt noterial. Marrëveshja e parë është për zgjidhjen e martesës që është nënshkruar kërkesa dhe depozituar në Gjykatë. Do i nënshtrohet vlerësimit nga gjykata dhe në fund do vendosë ta miratojë duke zgjidhur martesën ligjërisht. Gjykata garanton të drejtat e fëmijës, shikon nëse marrëveshja garanton këto të drejta.
Marrëveshja e dytë është një kontratë, ku Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ja njeh Elias dhe vajzës së tij që tu sigurojë një jetesë komode. Nuk mendoj që arsyeja dhe konflikti është pasuria. Në të gjitha marrëveshjet ka qenë e asistuar nga njohës të ligjit dhe ajo e ka kuptuar dhe ka qenë në dijeni të pasoja që vijnë. Pasuria e trashëguar nuk hyjnë në atë regjim që ndahen mes bashkëshortëve. Ka qenë vullneti që t’i kalojë këto pasuri te vajza dhe ish-bashkëshortja”, tha avokati.
Gjenden sërish armatime në veri të Kosovës/ Mes tyre edhe uniforma ushtarake të SHBA