Aplikacion
Fiorentina bën historinë e saj si klub pas shumë dekadash dhe është kualifikuar për në finalen e Conference League për herë të dytë radhazi. Ekipi violë fitoi 3-2 në ndeshjen e parë, ndërsa mbrëmë në Belgjikë i mjaftoi një barazim 1-1 ndaj Club Brugge.
Brugge realizoi i pari në minutën e 20-të me Vanaken, pas një asisti të Thiagos. Fiore ushtroi presion dhe gjeti golin e barazimit me Beltran, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Fiorentina shkon kështu në finale, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Olympiacos-Aston Villa.
Po sot luhen edhe dy takimet gjysmëfinale të Europa League, Leverkursen-Roma, ku gjermanët kanë fituar 2-0 të parën në Itali dhe Atalanta-Marseille, rezultati i parë i të cilës u mbyll 1-1 dhe me ekipin e Berat Gjimshitit që ëndërron finalen. /ZOOM.AL/