Aplikacion
Në projektin e zhanrit fantastik, aktorja britanike, Daisy Edgar Jones, portretizon një grua të re e cila jeton në kënetat e Karolinës Veriore dhe përfundon duke u akuzuar për vrasje.
“Where the Crawdads Sing” është prodhim i kompanisë filmike të yllit Reese Witherspoon, “Hello Sunshine”. Aktorja hollywoodiane e kishte lexuar librin, mbi të cilin bazohet filmi, në vitin 2018 dhe kishte menduar se ishte një histori që ia vlen të ekranizohet, raportoi të mërkurën agjencia “AP”.
Edhe ylli i muzikës, Taylor Swift, i ka informuar fansat se kënga e saj e re me titull, “Carolina”, do të jetë kolonë zanore e filmit të ardhshëm. Filmi “Where the Crawdads Sing” do të debutojë nëpër kinema më 15 korrik 2022./L.K
/Zoom.al