zoom

Lajme

Fevziu reagon për Hysajn: Vetëm Silvinjo e di arsyen

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas sulmeve në rrjet kundrejt futbollistit Elsaid Hysaj.

Momenti kur futbollisti i kombëtares Elseid Hysaj uli kokën dhe topi i gjuajtur nga Barrela përfundoi në rrjetë, e ka bërë atë objekt tallje dhe fyerjesh.

Për këtë Fevziu, përmes një video thotë se kjo që po i bëhet futbollistit është e padrejtë dhe se ai nuk ka hyrë vetë në formacion, por e ka futur trajneri.

“A e meriton Elsaid Hysaj kete linçim publik? Une mendoj qe ai po vuan nje fushate qe nuk eshte e drejte edhe pse forma e tij ne fushe linte per te deshiruar. Zgjedhja e tij eshte zgjedhje e Silvinjos dhe vetem ai e di perse Hysaj duhet te jete ne formacion. Nga ana tjeter shume lojtare te medhenj kane gabuar ne momente decizive”

Hysaj ka mbyllur profilet e tij në rrjetet sociale që pas ndeshjes me Italinë.