zoom

Aktualitet

Festoi 88-vjetorin në janar, publikohen pamje nga ditëlindja e fundit e Ismail Kadaresë

Ismail Kadare u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare dhe lajmin për vdekjen e tij u pasua nga reagime të shumta.

Mes tyre, të afërm të shkrimtarit që la gjurmë në letërsinë shqipe ndanë momente të fundit të gëzuara të kaluara me të.

Një nga këto momente që miq e familjarë kanë shijuar së bashku me Kadarenë ishte ditëlindja e tij e 88 dhe e fundit.

Më 28 janar 2024 ai mbushi 88 vjeç dhe pjesë e festës ishin edhe Vera Grabocka dhe Timo Flloko, të cilët sot kanë ndarë momente nga ditëlindja.

Ismail Kadare ka në krah bashkëshorten e tij, Helenda Kadare, teksa fryn qirinjtë, ndërsa Timo Flloko interpreton më pas vargjet e “Kristal”.