Aplikacion
Ky festival bëri bashkë artistë të vegjël nga 10 qytetet: Berat, Dimal, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Kukës, Tiranë e Sarandë, të cilët përformuan çdo natë me shfaqjet e tyre. Artistë të moshës 5-15 vjeç, nga i gjithë vendi, u ngjiten në skenën e qytetit muzeal për 5-netë me radhë, duke dhuruar emocione të papërshkrueshme për spektatorët.
Në natën finale të festivalit, pas interpretimit të shfaqjeve teatrale të dy qyteteve Sarandë e Berat, juria e përbërë nga aktorët e mirënjohur shqiptar Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku dhe Anila Bisha, ka ndarë edhe 3 çmimet fituese.
Çmimin e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për fëmijë “1 mbi një Dritaret” e ka fituar trupa teatrale e qytetit të Fierit, e cila u paraqit me shfaqjen dramatike “Medea”, çmimin e dytë e fitoi trupa teatrale e qytetit të Elbasanit, me shfaqjen “2 martohen, 200 tërbohen” dhe çmimin e tretë e fitoi trupa teatrale e qytetit të Beratit me shfaqjen “Zonja nga qyteti”. Aktorja më e mirë protagoniste, me rolin e Medinës, u shpall Darlin Dimo, aktorja kryesore e trupës tetrale Fier, ndërkohë që juria ndau edhe 4 çertifikata mirënjohjeje për aktorët e trupave teatrale Dimal, Sarandë, Kukës e Elbasan.
Kryetari i jurisë, aktori Ndriçim Xhepa, ka theksuar se Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për fëmijë “1 mbi një Dritaret” ka një rëndësi të veçantë për gjeneratën e re, pasi i nxit ata drejt aktiviteteve kulturore. Sipas Xhepës, konkurrenca mes qyteteve ishte e lartë, pasi çdo trupë teatrale ishte përgatitur më së miri për të performuar në skenën e këtij qyteti kaq turistik e të veçantë dhe për të përcjellë emocione mbresëlënëse për të gjithë shikuesit.
“Jemi shumë të kënaqur që trupa teatrale e qytetit të Fierit mori çmimin e parë me shfarjen e dramës “Medea”, një shfaqje kjo që merr çmimin e parë në Berat, pasi ka fituar çmimin e parë edhe në Festivalin Ndërkombëtar të dramës antike në Korinth të Greqisë”, ka thënë drejtuesja artistike e trupës teatrale Fier, Adriana Hila, raportoi “News24”.
Darlin Dimo, aktorja kryesore e trupës tetrale Fier, e cila fitoi edhe çmimin e parë si aktorja më e mirë protagoniste në rolin e Medeas, është shprehur se,ka aktruar që e vogël dhe se aktrimi është pasioni i saj më i madh.Ajo shprehu mirënjohje dhe vlerësim për çmimi e parë që mori trupa e saj teatrale dhe ajo vetë si aktorja më e mirë protagoniste. /ZOOM.AL/
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”