zoom

Aktualitet

Festë në familjet myslimane, besimtarët falin namazin e Kurban Bajramit

Dita për mijëra besimtarë myslimanë sot nisi me faljen e namazit në xhami apo në sheshet kryesore në vend.

Këtë të diel ata festojnë Kurban Bajramin dhe mesazhet që u përcollën gjatë faljes ishin për paqe, begati dhe shëndet.

Një urim erdhi nga kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili u shpreh se kjo është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.