zoom

Aktualitet

Festat e 28-29 nëntorit, MAS: Shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor  

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë me dije se data 27 do të jetë pushim për shkollat në të gjithë vendin.

Me anë të një njoftimi zyrtar thekson se shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023, bazuar në vendimin nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi”.

Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një nga ditët e pushimit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se festa e Pavarësisë dhe ajo e Çlirimit, 28-29 nëntori, do të jenë ditë pushimi edhe për punonjësit e administratës publike. Pra e hëna e javës që vjen nuk do të jetë ditë pune. Vendimi është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave.

Këto dy ditë do duhet të zëvendësohen brenda 3-muajve të ardhshëm. Duke shtuar edhe të shtunën dhe të dielën bëhen 5 ditë pushimi në total, 2 ditë nga fundjava dhe 3 ditët zyrtare si për shkollat por edhe për administrat publike.