Aplikacion
Një karrocë prej druri dhe bambuje që mbante figurina të hyjnive hindu mori flakë, kur ra në kontakt me linjat e zhveshura të energjisë, tha oficeri i policisë Anil Kumar Deep, për televizionin publik.
“Kemi gjashtë të vdekur dhe shtatë të lënduar si pasojë e aksidentit” dhe njëri prej të lënduarve është “në gjendje të rëndë”, ka sqaruar ai.
Pelegrinët udhëtuan në këmbë për në Ganga Talao (“Liqeni i Madh”), i shenjtë për komunitetin hindu të ishullit, ku festivali fetar i Shivaratrit mbahet më 8 mars. /ZOOM.AL/
Çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament? Nga interpelanca e “nxehtë” për Amnistinë me Manjën, te…