zoom

Aktualitet

Ferizaj/ Dhunohet seksualisht një e mitur. Ai e kërcoi se do e vrasë, publikoi aktin në TikTok

Një ngjarja e rëndë dyshohet ka ndodhur në një motel në Ferizaj, ku një person e kishte dërguar një vajzë të mitur në një motel dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në muajin shtator të vitit të shkuar, por vazja e ka denoncuar vetëm mbrëmjen e shkuar. Ajo tha se kishte patur frikë ta denonconte kur ndodhi.

Bazuar në dëshminë e të miturës, i dyshuari e kishte dërguar atje me dhunë dhe e kërcënonte se do ta vrasë në rast se nuk kryejnë marrëdhënie seksuale me të. Mediat në Kosovë shkruajnë se autori e kishte xhiruar aktin dhe e kishte publikuar në rrjetin social TikTok.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë të dyshuarin, por sipas familjarëve ai ndodhet jashtë shtetit. / Zoom.al