Aplikacion
Byroja Kombëtare e Hetimit Amerikan ka thënë se ende nuk e di arsyen se përse Thomas Mattheu Coroks mund ta ketë tentuar ta vrasë ish-presidentin.
FBI tha se po punon më tepër për të zbardhur më shumë, për faktin se cilat kanë qenë lëvizjet e fundit të Crooks, përpara se të bënte atentatin.
“Ndërsa hetimet e deritanishme tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, FBI-ja vazhdon të kryejë aktivitet logjik hetimor për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor të lidhur me këtë sulm”, thuhet në deklaratë.
Crooks nuk kishte asnjë precedent penal në të shkuarën dhe arma që përdori në sulm ishte blerë në mënyrë të ligjshme. FBI tha se sidoqoftë nuk ka shqetësime për sigurinë publike.
Dhe plot mister është e mbushur jeta e autorit të dyshuar të sulmit ndaj Donald Trump, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. Crooks, i cili u qëllua për vdekje në vendngjarje, po punonte si ndihmës kuzhine në një shtëpi pleqsh pranë vendlindjes së tij në Pensilvani, ku ai u diplomua nga shkolla e mesme në 2022.
Bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tij e kanë përshkruar atë si të respektueshëm, të zgjuar dhe të qetë, ndërsa këshilltari i tij në shkollë tha për Reuters se ai kurrë nuk e dinte se Crooks ishte i përfshirë në çështje politike. Mediat amerikane kanë raportuar se ai ishte një republikan i regjistruar, duke përmendur të dhënat e votuesve të shtetit, por ai gjithashtu raportohet se ka dhuruar 15 dollarë për grupin e fushatës liberale ActBlue në 2021. FBI tha të dielën se nuk gjeti ndonjë gjuhë kërcënuese në profilin e mediave sociale të Crooks, apo të kishte ndonjë histori të problemeve të shëndetit mendor.
Ata thanë se besojnë se arma e përdorur – një pushkë 556 e stilit AR – ishte blerë ligjërisht nga babai i tij, por që qëlluesi veproi i vetëm. /ZOOM.AL/