zoom

Aktualitet

FBI identifikon personin që qëlloi ish-presidentin Trump me armë

Pas ngjarjes që tronditi SHBA-në, ku u qëllua dhe u plagos me armë ish-presidenti Donald Trump (gjatë një takimi elektoral në Pensilvani), FBI ka zbuluar emrin e atentatorit. Siç mediat e huaja shkruajnë bëhet fjalë për 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks.

Crooks qëlloi disa herë në drejtim të Trump-it duke e plagosur në njërin vesh. Ngjarja ndodhi në Pensilvani, atje ku Trump po mbante fjalimin e tij para zgjedhësve.

Autori i plagosjes u vra menjëherë nga forcat e Shërbimit Sekret.

Në foto: Thomas Matthew Crooks

Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim. Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret.

Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.

“Çka është më e rëndësishme,- tha ai- dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”./ Zoom.al