zoom

Të gjitha

“Marketing për përfitime…”?!/ Si qëndron e vërteta mes Dua Lipës dhe Aron Pipero ?!

Dua Lipa u shfaq në një ndër klubet e natës në Madrid teksa ishte nën shoqërinë e aktorit të serialit “Elite”, Aron Pipero ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa putheshin dhe përqafoheshin.

Fansat nisën të spekulonin se rreth dyshes mund të ketë nisur diçka por direkt pas videos virale ata janë  shokuar kur aktori postoi një video duke u puthur  plot pasion me këngëtaren FKA Twigs.

Por si qëndron e vërteta?

Dhe pse trekëndëshi i dashurisë i ka çoroditur paksa fansat, një pjesë e tyre në Twitter kanë folur me plot bindje që të gjitha këto veprime janë një mashtrim publicitar për të futur këngën e Dua dhe Fka Twigs, ‘Why Don’t You Love Me’, duke  shtruar pyetjen nëse kjo një mënyrë për të  zbuluar detaje nga klipi ku protagonist do të jetë aktori spanjoll./L.K

/Zoom.al