Aplikacion
Lidhur me këtë situatë që tronditi të gjithë rrjetin, edhe djali i komedianit, Jaden Smith, ka diçka për të thënë. “Ja si bëhet!”, ishin fjalët e Jaden Smith në Twitter mbrëmjen e djeshme, vetëm pak çaste pas përfundimit të ceremonies.
Jaden nuk tha se çfarë pikërisht i referohej mesazhit të tij, por fansat menjëherë supozuan se ai po reagonte ndaj shuplakës që bëri xhiron e mbarë botës. Shumë u përgjigjën me foto të Will-it duke goditur Chris-in, dhe të tjerë bënë shaka rreth reagimeve të të famshmëve nga publiku brenda Teatrit Dolby në Hollywood.
Sidoqoftë, duhet të theksojmë se është plotësisht e mundur që mesazhi i Jaden mund të ketë qenë reagim ndaj çmimit që Will mori si aktori më i mirë, ndërkohë që bëri një fjalim emocionues para të gjithë botës, ku edhe kërkoi falje për gjestin dhe situatën e krijuar. “Fjalimi i babait më bëri të qaj”,- u shpreh gjithashtu Jaden./L.K
/Zoom.al