zoom

Slider

Fama e Luiz Ejllit/ Ermal Mamaqi: Ka afat skadence! Ku ishte para BBV, pse s’bëri hajër?

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi është shprehur se fama e Luiz Ejllit do të mbarojë shpejt.

Ai është shprehur se fama që marrin personazhet në BBV ka një afat skadence dhe se mbaron me spektaklit.,

Në një intervistë për Top Albania Radio, Ermal Mamaqi tha se spektaklin e fitojnë ata që s’kanë asgjë për të humbur, duke shtuar “Ku ishin përpara BBC, pse nuk bënë hajër?”

“Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty. Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron BB, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë.

Kush më thonë ëoë shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër? Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur. Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda. Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty.

Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”, deklaroi ai.