zoom

Aktualitet

Fabrikuan 1 mln euro çeqe false dhe do i hidhnin në tregun europian, 2 në pranga te Hani i Hotit

Policia në Shkodër ka arrestuar sot gjatë një operacioni dy persona, që dyshohet se falsifikonin letra me vlerë dhe çeqe deri në 1 mln euro.

Të akuzuarit po qarkullonin me një automjet dhe sasi eurosh cash, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa largoheshin nga vendi dhe do i hidhnin në tregun e huaj.

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i falsifikimit të letrave me vlerë.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit R. M. dhe C. S., në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë)”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura