zoom

Bota

Zbulohet fabrika e parave false në Zvicër, u hodhën në treg 8 mln euro

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë viteve të fundit.

Sipas Prokurorisë Federale, është një nga rastet më të mëdha të falsifikimit të parave në 30 vitet e fundit, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

Sipas hetuesve, falsifikuesit vepruan në një mënyrë “shumë profesionale”, duke ndarë në mënyrë rigoroze rolin e tyre dhe duke ndjekur një qëllim të përbashkët: të prodhojnë dhe të hidhnin në treg monedhat e falsifikuara.

Katër burra punuan në kartëmonedha mashtruese me pamje reale me vlerë nominale prej tetë milionë dollarësh. Për rastin, tre persona janë të dyshuar. /ZOOM.AL/