zoom

Aktualitet

“Express” artikull për Aleks Vishën: Krimineli i paturp që “mburret” për drogën në TikTok

Një tjetër artikull në mediat britanike që lidhet me drogën, por edhe shqiptarët, që duket se janë kthyer në problem për autoritetet në lidhje me shifrat e arrestimeeve dhe “shtëpive të barit”.

Kësaj here, për Aleks Vishën, personazh i njohur në rrjetin social Tik-Tok vitet e fundit. “Express UK” shkruan se i ashtuquajturi “Mbreti i Tik Tok-ut”, Aleks Visha, del hapur në rrjetet sociale duke folur për “perandorinë e tij të drogës”.

Në një video të bërë publike në Instagram, Aleks flet me persona të tjerë të njohur në Ballkan për numrin e ‘fermave të barit’ që ai zotëron në Angli.

“Nuk ma ndjen nëse filmat, këngët apo komedia nuk marrin hov. S’ma ndjen për asnjërin prej jush bij b*shtrash! Unë prodhoj 1200, 1500 ose 2300 bimë çdo dy muaj”, shprehet ai në rrjetet e tij sociale, ku ndiqet nga një numër i lartë njerëzish. /ZOOM.AL/