Aplikacion
Shorti prodhoi edhe një derbi italian me Milan që “peshkoi” Romën në fazë çerekfinale. Nuk ishte me fat as Atalanta e Berat Gjimshitit, me bergamskët që përplasen me ekipin më të fortë të mundshëm, Liverpool.
Një nga favoritët tjerë të këtij turneu, Bayer Leverkusen, do të përballet me West Ham. Çifti tjetër në këtë fazë është Benfika-Olimpik Marsejë.
Tetë ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë të Europa League mësuan edhe rrugën e tyre drejt finales së madhe.
Fituesi i çiftit Milan-Roma do të përballet me fituesin e çiftit Leverkusen-West Ham. Ndërkohë, fituesi i çiftit Liverpool-Atalanta në fazën gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Benfika-Olimpik Marsejë. /ZOOM.AL/