zoom

Aktualitet

Eurodeputeti Fredi Beleri kthehet sot në qeli, del fotoja e tij në aeroportin e Athinës

Me kryerjen e betimit si deputet i parlamentit evropian Fredi Beleri kthehet në Shqipëri.

Para riatdhesimit ai është ndalur në Greqi siç shihet edhe në këtë foto të shkrepur në aeroportin e Athinës.

Në orën 15 e 30 Fredi Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të kryer pjesën e mbetur të dënimit ku do të japë edhe një deklaratë për mediat.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i dha Fredi Belerit pesë ditë leje për tu betuar si eurodeputet i partisë në pushtet të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis,“Demokracia e Re”.

Para se të shkonte në Strasburg, në Athinë ai u prit në një takim nga kreu i qeverisë së Athinës.

Kur i kanë mbetur edhe 2 muaj e gjysmë nga përfundimi i dënimit, Fredi Beleri është në pritje të vendimit të Gjykatës së Fierit për kërkesën për lirim me kusht.