Aplikacion
Këtë të enjte, euro pësoi rënie përballë lekut, duke iu rikthyer niveleve që kemi parë në këto muajt e fundit.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, gjatë ditës së sotme, euro ka humbur 1.16 pikë kundrejt lekut duke u këmbyer me 103,47 lekë.
Të njëjtin trend ka ndjekur edhe dollari amerikan kundrejt lekut, i cili po ashtu humbi ndjeshëm pikë gjatë ditës së sotme.
Në ndryshim nga dje, kur 1 dollar u këmbye me 96.52 lekë, këtë të enjte, ai kushtoi 95.87 lekë.
Të mërkurën monedhat e huaja regjistruan një rritje të beftë përballë lekut, por duket se ky ishte vetëm një efekt njëditor./ Zoom.al