Aplikacion
Për ish-drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare, ndeshja e europianit mes Italisë dhe Shqipërisë është speciale. Sipas Tares, në një intervistë të dhënë për GDS, ai shprehet se pavarësisht se axurrët kanë më shumë përvojë, nuk do ta kenë të lehtë ndaj kuqezinjve të Sylvinhos.
“Kam parë paraqitjet e fundit… Italia është me më shumë përvojë, është avantazhi i saj i vetëm, sepse për sa i përket cilësisë së skuadrës, ne mund të luajmë në kushte të barabarta nëse e menaxhojmë mirë faktorin emocional. Shqipëria mund të surprizojë në këtë Euro 2024”, tha ai ndër të tjera. /ZOOM.AL/