zoom

Lajme

EURO 2024/ Sot në mbrëmje luhet finalja e parakohshme Spanjë-Itali

Kampionati Evropian vazhdon me ndeshjet e radhës në fazën e grupeve edhe sot (enjte).

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në mbrëmje, mes dy kombëtareve të fuqishme që shihen edhe si favorite për ta fituar evropianin, Spanjës dhe Italisë, një finale e parakohshme dhe që të dyja ndodhen në grupin e Shqipërisë.

Këto skuadra përfaqësuese, që janë në grup me Shqipërinë, kanë realizuar fitore në ndeshjet e para të Grupit B, ku italianët e mposhtën Shqipërinë me rezultat 2-1, kurse Spanja mposhti Italinë (3-0). Cilado kombëtare që realizon fitore do ta sigurojë kualifikimin tuje.

Anglia që e nisi Evropianin me fitore në ndeshjen e dytë nga ora 18:00 do të përballet me Danimarkën, e cila barazoi në ndeshjen e parë. Sot në orën 15:00 zhvillohet ndeshja tjetër e Grupit C mes Sllovenisë dhe Serbisë.

Ndeshjet sot:

Grupi B

21:00 Spanjë-Itali

GRUPI C

15:00 Slloveni-Serbi

18:00 Danimarkë-Angli

/ZOOM.AL/