zoom

Lajme

EURO 2024/ Në grup me Shqipërinë, Italia humbet lojtarin e rëndësishëm. Spalleti e zëvendëson me…

Italia humbet një lojtar “big” pak përpara “Euro2024”, ku ndodhet në një grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Federata Italiane ka bërë me dije se mbrojtësi i Inter, Francesco Acerbi, nuk do të jetë i pranishëm në Evropian për shkak të një problemi në ije.

Luciano Spalletti ka vendosur të ftojë në përfaqësuese Federico Gatti, sulmuesin e Juves.

Gatti nuk ishte i përfshirë në listën paraprake prej 30 lojtarësh të publikuar nga Spalletti pak ditë më parë. /ZOOM.AL/