Aplikacion
Hulu gjithashtu pretendon se shfaqja e re është seria më e shikuar “Star Originals”, (duke mos përfshirë titujt e transmetimit të “Marvel” të “Disney” ose “Star Wars”) në “Disney+” dhe “Star+” nëpër tregjet globale.
“’The Kardashians’ është premiera e serialit më të shikuar në ‘Hulu’ në Shtetet e Bashkuara, dhe në ‘Disney+’, ‘Star+’ mes ‘Star Originals’, në të gjitha tregjet globale deri më tani,” tha një zëdhënës i “Hulu”-së për “Variety”.
Numri rekord i “Hulu” për “The Kardashians” bazohet se sa herë është ndjekur episodi i parëpër tre ditë, që nga momenti i parë të publikimit të tij më 14 prill. Sipas marrëveshjes, Hulu do të nisë 40 episode të “The Kardashians”.
Në premierën e tapetit të kuq në fillim të këtij muaji, anëtarët e familjes bënë shaka se do të donin të bënin edhe 20 sezone të tjera të serialit të tyre të ri, ashtu si shfaqja e tyre e mëparshme./L.K
/Zoom.al