Aplikacion
Gjatë fjalës së tij Berisha vuri në pah rrogat dhe pensionet e ulëta, që sipas tij e rendisin vendin në në vendin e fundit në rajon.
“12 vite qeverisje ata i rrokullisën shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri ndër më të frikshmet të dominuar fund e krye nga psikologjia e hajnit, e hajdutit që mendon vetëm për plaçkën që vjedh dhe nuk mendon për viktimën, edhe këta 12 vite i ngrinë rrogat, i ngrinë pensionet, mirëpo tregu në natyrën e tij është një mrekulli, por tregu në natyrën e tij është i pamëshirë”, tha Berisha.
Ai shtoi më tej se “çmimet në tregun e lirë kanë ecurinë e tyre, dhe sot pensionisti me 160 mijë lekë, nga 143 mijë që mirrte në vitin 2013, blen ushqimet absolutisht me çmim 2 herë, gjer 2.5 herë më shtrenjtë seç i blinte në vitin 2013”.
“Tani a mund të imagjinoni ju, si mund të përballojnë këta burra e gra fisnikë me 160 mijë lek pension mesatar, të përballojnë ushqimet të cilat sot kanë një çmim më shtrenjtë se në Greqi, Gjermani, Itali.
Si mund të përballojë ai ilaçet, si mund të përballojë ai energjinë, ta paguajë me të njëjtin çmim që paguajnë punonjësit me rroga të larta.
Të paguajë ujin me të njëjtin çmim. Këto qindra mijëra burra e gra janë vendosur në kushte çnjerëzore. Në kushte të pamundësisë së tyre. Ata të cilët marrin një mbështetje nga fëmijët e tyre edhe ata për shkak të narkoeuros, humbasin 40% të kursimeve të fëmijëve që ua dërgojnë në Tiranë. Sepse euro është zhvlerësuar në mënyrë të paimagjinueshme në Shqipëri.
Çfarë mund të bëjë një rrogë ultë në Shqipëri me të cilën mban 1-2 fëmijë. Është gjendje alarmante”, tha ai.
Humbja e penalltive të Haaland përmbledh krizën e City? Guardiola: Jeta nuk është e lehtë