zoom

Stil

Ervini tregon si e qetësoi Erjolën: I merrej fryma, i tregova një citim nga Kurani

Erjola Doçi shqetësoi të gjithë banorët gjatë kësaj jave me gjendjen e saj të rënduar psikologjike dhe emocionale.

Mes lotësh ajo rrëfeu se shikon hije, se ka njerëz që duan t’i bëjnë keq dhe se gjatë “Prime-t” i merrej frymë.

Në këtë situatë të fundit ajo përmendi ish-banorin Ervin Gonxhi që e kishte ndihmuar ta kapërcente.

Ervini ka treguar se në natën që Erjola ndihej keq, ai i erdhi në ndihmë duke i treguar një citim nga Kurani, që duhet ta thoshte Erjola dhe më pas ajo u qetësua.

“Më thoshte nuk jam mirë, i merrej fryma. Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash. Ishte një citim nga Kurani. Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.