Aplikacion
Prej 18 vitesh thotë se është praktikant i fesë muslimane dhe falet 5 herë në ditë, teksa nuk ka ndalur së bëri këtë edhe brenda shtëpisë së “BBVIP”. Ai tha se edhe ushqimin e do të ndarë, “hallall”.
“Big Brother i bën çdo njeriu mirë, mua më mori mirë, se i mirë isha. Kur dola nga Big-u pashë dhe njerëz që më kanë sharë. Kur dola doja të dija çfarë dhashë, se kam shumë vite që e kam ndërtuar me mund punën. Atje kishte presion, “burg” luksoz do e quaja. Nuk do ta ribëja më si eksperiencë, pavarësisht se dola si doja vetë. Sa hapje sytë, vinte tjetri të gjuante me sopatë”, tha Gonxhi për “News24”.
Ai tregoi se po mendon edhe të largohet nga Shqipëria, për shkak të aktualitetit social ku vendi ndodhet.
“Të them të drejtën me gjithë këto ngjarje e lajme që dëgjoi jam duke menduar të largohem nga Shqipëria. Shqipëria është e bukur, por nuk jemi ne të mirë, kam frikë të më rritet djali këtu, ndaj po mendoj të largohem”. tha Gonxhi. /ZOOM.AL/