zoom

Aktualitet

Erion Veliaj shpallet në kërkim, fletëthirrjet mbushin Tiranën

“Erion Veliaj në kërkim”. Kështu shkruhet në disa postera të ngjitur në rrugët e Tiranës nga mbështetësit demokratë, jo pa qëllim.

Në fletushka është e shpjeguar edhe arsyeja pse kërkohet kryebashkiaku aktual i Tiranës: Për debat me Belon!

Ftesën e përsëritur të kundërshtarit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, për të bërë debat publik Erion Veliaj e ka refuzuar.

Për këtë arsye, demokratët kanë zgjedhur një mënyrë ironizuese për t’iu përgjigjur Veliajt dhe për të përcjellë mesazhin se ky i fundit i trembet përballjes së platformave në mënyrë publike me Këlliçin.

Vetë Veliaj e ka refuzuar ftesën duke deklaruar se nëse do të bëhej fjalë për përballje, ajo do të ndodhte vetëm me Sali Berishën, pasi Këlliçin ai e konsideron “kukull” të koalicionit Berisha-Meta.