Aplikacion
Sipas një njoftimi skandaloz të shpërndarë në grupet e komunikimit të Bashkisë në Whatsapp, krahas një thënie Veliaj, ishte dhe një fotokolazh me gazetarët dhe analistët më të zëshëm në median vendase.
Nën citimin e Ruzveltit, që kërkon të gjykohet nga armiqtë që ka bërë, lista e armiqëve të Erion Veliajt nis me Ylli Rakipin, Armand Shkullakun, Andi Bushatin, Baton Haxhihn, Elvin Fundon, Çim Pekën, Neritan Sejaminin, Bledian Kokën, Enton Abilekajn dhe Artan Hoxhën.
Shumica e gazetarëve që Veliaj i ka shpallur armiq kanë qenë prej kohësh kritikë të mënyrës se si ai e drejton Bashkinë e kryeqytetit.
Secili prej tyre kanë denoncuar publishit aferat e Bashkisë së Tiranës me prova e qëndrime.
Bledian Koka është në një proces gjyqësore me Erion Veliajn, pasi u padit nga kryebashkiaku, pas një investigimi për inceneratorin e Tiranës.
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku sulmoi gazetarin nga Kosova Baton Haxhiu, duke thënë se “atë nuk e duan në Kosovë e jo më në Shqipëri”.
Një natë më parë, Haxhiu u shpreh në një emision se pas skandalit të 5D-së, Veliaj duhet të japë dorëheqjen. /Zoom.al