zoom

Lajme

Erion Veliaj mbyll Instagramin. Pasojë e hetimeve të SPAK apo sulm kibernetik?

Teksa ndodhet në “syrin e ciklonit” politik dhe hetimor, kryebashkiaku Erion Veliaj po ndryshon dita ditës edhe qasjen e tij ndaj publikut.

Ai po shfaqet më pak në media, me kronikat që parapërgatit apo eventet partiake gjithnjë në rënie.
Por sot, në mënyrë të pazakontë ai ka mbyllur edhe Instagramin.

Llogaria e tij  zyrtare me më shumë se 385 mijë ndjekës nuk shfaqet askund në rrjetin e njohur social, ku Veliaj ishte shumë aktiv.

Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë ka ndodhur, teksa flitet për dy skenarë: mbyllje e llogarisë si pasojë e hetimeve të SPAK dhe sulm kibernetik.

Mbyllja për herë të parë e llogarisë në Instagram nga Veliaj ndodh për herë të parë. Ajo erdhi pak orë pasi SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive të kompanisë “5D” në pronësi të drejtorëve të Bashkisë së Tiraës. Pjesë e sekuestros është edhe një hotel luksoz që disa nga drejtorët e arrestuar po ndërtonin në Durrës.

Sipas raportimeve në disa media, një punonjëse e kësaj kompanie ka konfirmuar se pronar i hotelit është Erion Veliaj, por Zoom.al nuk ka mundur t’i konfirmojë ende ato.

Një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha tha se SPAK ka firmosur urdhër-arresti për Veliajn dhe vëllain e tij, por më pas është tërhequr.

Kjo lëvizje e Veliajt vjen pikërisht në një moment ku rrjetet sociale janë në shënjestër të SPAK si burime për informacione të flefshme rreth çështjeve në hetim. /ZOOM.AL