Aplikacion
Deputetët e opozitës kërkojnë që heqja e imunitetit të tij si deputet, për t’i hapur rrugë arrestimit, të bëhet pjesë e rendit të ditës dhe të mos shtyhet për të hënën.
Opozita kërkon që prezent në sallë të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
“Të lërë kafet në zyrë dhe negociatat me Arben Ahmetajn pastaj kalojmë tek shqyrtimi i kërkesës…”,
Në këtë moment ka ndërhyrë nga karrigia Erion Brace, ndërsa Bardhi i thoshte “Qetësohu”
Brace më pas shfrenoi gjuhën dhe ju drejtua: “Mos na çaj trapin…”
Në këtë moment, deputetët e opozitës u revolutan dhe nisën të përplasin tavolinat.