zoom

Politikë

Erion Braçe revoltohet me qeverinë: Po vendosin tra në hyrje të Parkut të Divjakës, vetëm për lekë

Deputeti socialist Erion Braçe, denoncon këtë pasdite vendosjen e traut në hyrje të Parkut të Divjakës dhe bërjen me pagesë për turistët dhe vizitorët.

Ai thotë se dhe çiftet e reja që bënin setin e dasmës në molin e famshëm të Divjakës, tashmë duhet të paguajnë.

“Tra ne te hyre te Parkut te Divjakes! Per te mbledhur leke, leke! Ne kete vend gjithnje e me shume nuk te lene te merresh me pune; Duhet te merresh me lajthitje! Urdheroni, shihni e degjoni”, shkruan Braçe dhe ndan videon e mëposhtme.

Ai thotë se ka pyetur dhe punonjësit që po vendosin traun në hyrje të Parkut, por ata kanë thënë se nuk janë të informuar.