zoom

Lajme

Erion Braçe pranon se Porti i Durrësit do ndërtohet me para publike. Do merren nga buxheti

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, pranon se investimi për portin e ri do bëhet nga paratë e qytetarëve shqiptarë.

Në fjalën e tij në Parlament, duke folur për buxhetin e 2024, deklaroi se qeveria e drejtuar nga Edi Rama po ndërton Portin e Durrësit me para publike.

Braçe theksoi se Porti i Durrësit do të bëhet me shërbime moderne, duke konkurruar edhe portet në rajon.

“Po ndërtojmë një shtet publik shtetëror, që ofron shërbime që konkurron portet e rajonit. Po ndërtojmë një port me para publike. Rritja ekonomike më 2023 ishte i mirë. Borxhi publik ka rënë në nivelin e 59 përqind. Skema e pensioneve ka njohur përmirësim të vazhdueshëm gjithashtu.

Papunësia është vetëm 10.7 përqind, megjithëse tregu kërkon më tepër punëtorë. Ne ndërmorrëm edhe reformën e pagave. Sektori i ndërtimit vetëm rritet e prodhon të ardhura. Duhet të bëjmë reformë pensionesh”, u shpreh Braçe.

Opozita e ka cilësuar jo vetëm mashtrim projektin, por edhe abuzim të Qeverisë, e cila fillimisht tha se nuk do merreshin para nga buxheti për portin e ri, por tani thekson se do ndryshojë buxhetin për 400 mln euro që duhen në këtë projekt. /ZOOM.AL/