Aplikacion
Disa javë më parë atij iu dha statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Alibej ka rrëfyer jo vetëm ngjarje për të cilat ai vetë dyshohet t’i ketë organizuar apo porositur, por edhe krime të tjera për të cilat pretendon se disponon informacione, ku dy prej të tyre thonë burimet, janë ngjarje të bujshme.
Hetuesit kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse këto të fundit përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara.
SPAK ka tërhequr disa dosje të ngjarjeve për të cilat ka rrëfyer qoftë në rastet kur dyshohet si autor apo organizator, por edhe për ngjarje që pretendon se i di autorët e organizatorët. Gjithashtu kanë nisur kontrollet, marrja e dëshmive të personave që përmenden dhe mbledhja e materialeve që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet.
Erion Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020. Ai është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në dhjetor të 2018 bashkë me Arben Dylgjeri, xhaxhai i tij, dhe një shtetas turk me emrin Erdal Durunay, në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.
Për vrasjen, Erioni akuzonte Regis Runajn dhe Emiljano Ramazanin, të cilët urdhëroi të ekzekutoheshin në shenjë hakmarrje. Të dy vdiqën në korrik të vitit 2020.
Alibej është i dyshuar edhe për një sërë krimesh të tjera, teksa dhënia e statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, fut në një tjetër dinamikë hetimin dhe gjykimin e tij.
PD kallëzon në SPAK gruan e Veliajt: Mori falas godina dhe dha tendera e leje ndërtimi!