zoom

Ekonomi

ERE licencon inceneratorin e Elbasanit, për prodhim energjie

Enti Rregullator i Energjisë, ERE, ka licencuar inceneratorin në qytetin e Elbasanit për prodhim energjie.

Sipas vendimit të ERE-s, licenca do të zgjasë deri në mars të vitit 2023 me kapacitet 2.85 MWh.  ECO-Elb është një shoqëri e krijuar nga 6 Bashkitë e të cilat ashtu siç parashikonte koncesioni për inceneratorin do të merrnin në dorëzim këtë vepër pas disa vitesh nga vënia në punë. Bashkitë që janë aksionere në Eco-Elb janë ajo e Cërrikut, Përrenjasit, Gramshit, Elbasanit, Belshit apo Librazhdit.

“Shoqëria “ECO – ELB” sh.a. ka shpjeguar se me mbarimin e licencës së shoqërisë “Albtek Energji” sh.p.k, për shkak të vendosjes nën sekuestro konservative të të gjithë aseteve të saj, nuk mundi të realizohej në kohë transferimi i centralit (sipas parashikimit të nenit 26, të kontratës së koncesionit të formës BOT), tek shoqëria “ECO – ELB” sh.a., shoqëri kjo e fundit e krijuar për zbatimin e detyrimit koncesionar të transferimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane” thuhet në shkresën e ERE.

Më herët, ERE pati publikuar një raport ku arsyetonte se pse nuk kishte licencuar inceneratorin e Elbasanit për prodhim energjie.

Enti nënvizon se shkak për moscaktimin e çmimit është bërë së pari tejkalimi i kapacitetit të instaluar dhe se dyti fakti se nuk disponohen të dhëna konkrete mbi kostot faktike të ndërtimit dhe operimit.

Në rastin konkret ERE i referohet inceneratorit të Elbasanit Albtek Energy sh.p.k, koncesionari i inceneratorit.

“Lidhur me burimet e vogla të rinovueshme nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe rurale edhe gjatë vitit 2021 ERE ka vijuar të trajtojë problematikën e lindur për përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga impianti i përpunimit të mbetjeve urbane të shoqërisë Albtek Energy sh.p.k me fuqi të instaluar 2.850 KW thuhet në raport.

Gjithsesi, nuk ka ende një vendim publik nga ERE për çmimin e energjisë që do të prodhohet nga inceneratori.

Postime të lidhura