zoom

Bota

Erdogan pasi shpalli 10 ambasadorë non grata: Nuk ishte shfaqje force!

Erdogan shpalli non grata 10 ambasadorë të vendeve të BE-së përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyeja ishte një deklaratë e nënshkruar prej tyre në të cilën kërkonin lirimin nga burgu të aktivistit dhe biznesmenit Osman Kavala. Ky i fundit, prej katër vitesh qëndron të burg si i akuzuar për nxitje të grushtit të shtetit në 2016-ën dhe për spiunazh.

Erdogan pasi shpalli 10 ambasadorë non grata: Nuk ishte shfaqje force!

Erdogan për mediat ka reaguar për herë të parë pas lajmit të shpalljes non grata ku sqaron se nuk bën hapa mbrapa e se vendimi nuk ishte një mënyrë për të treguar forcën.

“Hapi që bëmë nuk ishte një shfaqje force ndaj askujt. Kjo thjesht do të thotë se ambasadorët që veprojnë në Turqi nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë. Asnjë ambasador nuk ka fuqi të ndërhyjë në punët e vendit ku punon. Ata duhet ta dinë nenin 41 të Konventës së Vjenës më mirë se unë. Sepse ambasadorët duhet të zbatojnë dhe monitorojnë marrëveshjet që lidhen me ta. Në fakt, kur shërben në Turqi, je ambasador që shërben në Turqi, duhet të kuptosh se Turqia nuk është shtet kujdestar. Një ambasador që punon në një vend me një histori kaq të lashtë si Turqia duhet ta dijë shumë mirë se ku mund të përfundojë diçka. Pra, kur ata nuk e dinë këtë, ne i kujtojmë nenin 41 të Traktatit të Vjenës. Ngjarja është kaq e thjeshtë.”