Aplikacion
Kjo pasi sipas kompanisë së gurëve të çmuar, ai mund të ketë ardhur nga hapësira, mund të jetë krijuar si shkak i një shpërthimi meteorik, ose ka përfunduar në planetin tonë pas përplasjes së një asteoroidi me Tokën.
Diamanti i zi, i cili sipas koleksionistëve të gurëve të veçantë, është shumë i rrallë edhe për shkak të përmasave të konsiderueshme, mund të arrijë shifrën e 6.8 milionë dollarëve në treg. Enigma do të dalë në shitje për publikun, në muajin shkurt të këtij viti, fillimisht në Dubai dhe Los Anxhelos dhe më pas edhe në Londër.
Nikita Binani, specialiste e bizhuterive në Sotheby’s në Londër, e ka konsideruar këtë diamant “një fenomen të vërtetë natyror”. “Shitja e tij përfaqëson një mundësi të rrallë, për të përvetësuar një nga mrekullitë më të veçanta miliardavjeçare të hapësirës dhe kozmosit”, është shprehur Biniani për CNN.