zoom

Të gjitha

Epo e shkuar e harruar ! / Eros Grezda në krahët e një tjetër modeleje

Oriola Marashi dhe Eros Grezda ishin ndër çiftet më simpatike. Por duket se kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe çifti i dha fund pasi kaluan karantinën. Teksa për jetën private të modeles nuk dihet asgjë, futbollisti është hedhur në krahët e një tjetër modeleje. Kohëve të fundit është përfolur se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij me modelen spanjolle.

Modelja Nicole së fundmi ka publikuar një fotografi me futbollistin, duke konfirmuar kështu zërat për një lidhje të mundshme mes tyre. Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Dyshja i dha fund pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollistit. Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift.

Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhënie, futbollisti deklaroi: “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur, jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është spontane”. Arsyeja e prishjes së lidhjes ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura