zoom

Lajme

Eno Popi do të rikthehet në ekran?

Eno Popi është nga ata moderatorë që i mungon ekranit prej disa kohësh.

Për shkak të distancimit të tij nga bota e televizionit, të shpeshta janë pyetjet për rikthimin e tij.

Vetë Eno Popi pohon se ky largim nuk është i përhershëm, por shton se rikthimi do të ndodhë vetëm me projektin e duhur.

“Unë këtu jam. Natyrisht me projektin e duhur”, tha Eno Popi në një intervistë për Revistën “Bordo”.

Ai u pyet edhe për familjen e tij dhe marrëdhënien që ka me vajzën, Liv, duke treguar se shpesh është sfiduese që ata të mes Tiranës dhe Kanadasë.

“Për familje që pozicionohen në këto situata është tejmase e komplikuar. Sidomos kur fëmijët rriten dhe prezenca e njërit prej dy prindërve është e reduktuar për shkak të largësisë. Por njerëzit vendosin përfundimisht në bazë të të mirave që marrin për hir të familjes dhe fëmijëve”, shtoi Eno Popi.