zoom

Aktualitet

Engjëll Agaçi shtrohet në spital në Itali, kryen ndërhyrje kirurgjikale

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Itali.

Agaçi ishte në shtetin fqinj për një udhëtim privat, kur papritur iu shfaqën disa shenja dhe e detyruan të shkonte në spital për vizitë mjekësore.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se ndërhyrja kirurgjikale e Engjëll Agaçit ka përfunduar me sukses, ndërsa ai vijon të qëndrojë i shtruar deri në rikuperimin e plotë.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave po mbahet nën monitorimin e ekipit të mjekëve, ndërsa përgjegjësistë e tij lidhur me detyrën janë deleguar.