Aplikacion
Mësohet se ryebashkiaku i zgjedhur i Himarës më 14 maji të vitit të kaluar, kërkon shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Vlorës, që regjistroi procedimin penal për të.
pala mbrojtëse vazhdimisht ka deklaruar se provat janë të paligjshme, dëshmitari ka gënjyer dhe se janë shkelur procedurat.
Edhe në seancën e fundit u kërkua përjashtimi i gjyqtares relatore, por kërkesa nuk u pranua. Avokatja e Belerit e akuzoi se ishte e njëanshme dhe e zgjedhur jo me short elektronik sipas procedurës.
Beleri kërkon pafajësinë, teksa vendimi pritet të shpallet më 25 qershor. Ai u arrestua prej 12 majit 2023 dhe i kanë mbetur vetëm pak muaj izolim. Greqia e zgjodhi eurodeputet nga burgu për Parlamentin Evropian, duke u renditur i katërti për partinë “Demokracia e re” të Mitsotakis. /ZOOM.AL/