Aplikacion
Vetë familjarët e tij kanë reaguar në media pasi ngjarja u bë publike, duke pranuar se ata njihen familjarisht me Fredi Belerin, por kërkojnë të zbardhet e vërteta nëse Arsen Rama ka gisht në këtë histori.
Vëllai i tii, Abdul Rama deklaron se nuk ka dijeni nëse është e vërtet që Arseni ka bërë audio-përgjimin.
“Çdo gjë e kemi marrë vesh në media. Nuk e dimë rolin e të dyshuarit në dosjen e përgjimit. Nuk kam folur me vëllanë përveç ditës kur u arrestua Beleri. Erdhi policia në 2 të natës dhe na mori në pyetje në komisariat. Policia ka marrë vetëm vëllain tim, babanë dhe familjarë që jetojnë në Palasë. Është një situatë e vështirë. Ne nuk kemi përgjegjësi për veprimet që ai ka kryer. Ai është 22 vjeç dhe nuk i dimë rrethanat, situata. Nuk kemi pasur kontakt me asnjë person. Na bie dhe ne një pjesë përgjegjësie. Nuk mbajmë anë”, u shpreh Abdul Rama në një intervistë për mediat.
Megjithatë, ai mohon që Fredi Beleri të ketë biseduar ndonjëherë më të për blerje votash, pavarësisht njohjes që kanë.
“Nuk na është ofruar asnjëherë lekë. Kemi pasur kontakte me Fredin. Sa herë kemi biseduar nuk është diskutuar për lekë, vota apo lista”, tha Abdul Rama.
Të hënën Fredi Beleri do të dalë para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për tu njohur me masën e sigurisë.
Rrëzohen amendamentet e Bardhit, akuza Ballukut: Shtove 50 mln euro te tuneli i Llogarasë