E premte, 2 Qershor, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home In Zoom

SKENARËT/ Fredi Beleri në burg, ç’ndodh me mandatin dhe kush do ta drejtojë bashkinë e Himarës?

22/05/2023
in In Zoom, Slider
0
SKENARËT/ Fredi Beleri në burg, ç’ndodh me mandatin dhe kush do ta drejtojë bashkinë e Himarës?

Fredi Beleri

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, do të qëndrojë në burg. Edhe Gjykata e Posaçme vendosi që ai të mos e lërë qelinë.
I akuzuar për korrupsion në zgjedhje ai rrezikon të nga 1 në 5 vjet burg nëse shpallet fajtor.

  • Neni 328
    Korrupsioni aktiv në zgjedhje
    Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

Por çfarë do të ndodhë me mandatin e Belerit?

Me çertifikimin e rezultatit, KQZ do të nisë shpërndarjen e mandateve për fituesit në Bashki dhe në Këshillat Bashkiakë. Fredi Beleri do të jetë ndër ata që do ta marrë mandatin edhe pse nuk do ta ushtrojë dot detyrën. Për aq kohë sa gjykata nuk do të marrë vendim të formës së prerë, ai do të njihet ligjërisht si kryetar i Bashkisë së Himarës.

A ËSHTË I MUNDUR SHKARKIMI NGA RAMA?

Një skenar i mundshëm është ai i shkarkimit të Fredi Belerit nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë e ka bërë më parë këtë. Më 7 korrik 2021 ai shkarkoi nga detyra kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushen, (PS) pasi u arrestua nga SPAK për abuzim me detyrën. Shkarkimi erdhi me kërkesë të Ministrit të Brendshëm, Çuçi dhe vendim të kryeministrit, me motivacionin “për shkelje të rënda”.

Më 24 mars 2023 ai shkarkoi kryetarin e Bashkisë së Bulqizës (PS) me të njëjtën mënyrë, pasi Lefter Alla u arrestua nga SPAK.

Dy kryetarët e shkarkuar, të dy të Partisë Socialiste, kishin mundësi ta ankimonin vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Derisa kjo gjykatë të shprehej, vendimi i kryeministrit nuk do të kishte asnjë fuqi ligjore. Por ata heshtën dhe e pranuan ndëshkimin nga kreu i qeverisë dhe i partisë së tyre.

Nëse Rama do të veprojë njësoj me Fredi Belerin, dërgimi i çështjes në Kushtetuese nuk është në diskutim, pasi Beleri dhe PBDNJ që e kandidoi atë nën siglën e “BF” e kanë quajtur tërësisht politik arrestimin.

Që Gjykata Kushetuese të shprehet pro shkarkimit, ajo do të duhet të presë një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme, pasi vetëm një dënim nga kjo gjykatë mund të justifikonte shkarkimin “për shkelje të rënda” që mund t’i bëjë kryeministri.

Që Rama të realizojë shkarkimin e Belerit pa u shprehur gjykata, do të duhet të ketë bashkëpunimin e presidentit. Vendimi do të duhet të pasohet me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe data për mbajtjen e tyre duhet të vendoset me dekret të presidentit. A do të mund ta shpallë presidenti Bajram Begaj dekretin pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese? Ekspertët thonë për Zoom.al se kjo do të ishte një shkelje e hapur e Kushtetutës.

SI DO TË DREJTOHET BASHKIA E HIMARËS

Gjatë procesit gjyqësor bashkia do të mund të drejtohet nga një prej nënkryetarëve, të cilët emërohen nga kryetari. Në mungesë të kryetarit, kompetencat i delegohen nënkryetarit nga Këshilli Bashkiak.
Një precedent i ngjashëm është ai i Durrësit kur Valbona Sako dha dorëheqjen në dhjetor të vitit 2019 pas tërmetit të nëntorit dhe Këshilli Bashkiak i dha mandatin nënkryetarit Zhyljen Varfaj. Ai e drejtoi bashkinë deri më 6 mars të vitit 2021 kur u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme.

Në rastin e Himarës, çështja do të ishte më e komplikuar, pasi Këshilli Bashkiak do të drejtohet në shumicë nga Partia Socialiste, e cila ka marrë 34 këshilltarë. “BF” ka marrë vetëm 15 dhe do të arrinte në 27 këshilltarë nëse do t’i bashkoheshin të gjitha partitë e tjera.

Edi Rama pritet t’i shfrytëzojë të gjitha hapësirat ligjore dhe institucionet që do të kenë në dorë të vendosin për fatin e Himarës. Pengesa e vetme duket se do të jetë Athina, e cila i nisi paralajmërimet menjëherë pas arrestimit të Belerit. /Zoom.al

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: Bashkia himareEdi RamaFredi Belerihimarakeshilli bashkiak

Related Posts

  • Arrestimi i Fredi Belerit, çështja shkon në Bruksel
  • Dendias kërcënon Shqipërinë: Do e ngremë në KE çështjen e Belerit. Nuk e duam kështu miqësinë!
  • EMRI/ Zbulohet personi që futi në “kurth” Fredi Belerin, reagojnë familjarët
  • GJKKO jep masën “arrest me burg” për Fredi Belerin
  • Në burg për blerje votash, Fredi Beleri deri të hënën para GJKKO-së
  • Olta Xhaçka zbardh bisedën me Dendias për Belerin: Çështje që s'duhet të ndikojë në marrëdhënie
  • Qeveria merr hak për fitoren në Himarë. IKMT shkon të shembë hotelin e numëruesit të votave
  • Zv.ministri i Jashtëm grek mbi 40 minuta takim me Fredi Belerin në paraburgim, çfarë u diskutua?
  • Çështja Beleri arrin në SHBA, Chollet: Do informohemi nga ambasada amerikane
ShareTweetSend

Të lidhura

Bota vërtitet rreth Liderit Global. Shihni galerinë e fotove
Politikë

Bota vërtitet rreth Liderit Global. Shihni galerinë e fotove

02/06/2023
Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë, Konfindustria: Ka pasoja për qytetarët e bizneset
Aktualitet

Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë, Konfindustria: Ka pasoja për qytetarët e bizneset

27/05/2023
Rama nga Vlora: Universitetet të mos presin gjithçka nga qeveria
Politikë

Rama nga Vlora: Universitetet të mos presin gjithçka nga qeveria

27/05/2023
Rama sulmon Celibashin: Dështim spektakolar! Hodhi miliona euro. Nuk do e lëmë me kaq
Politikë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, Rama: Mos hyni në këtë shteg të rrezikshëm

26/05/2023
Artan Hoxha “shpërthen” ndaj Belerit: Qen bir qeni, i ka duart me gjak
Aktualitet

Artan Hoxha “shpërthen” ndaj Belerit: Qen bir qeni, i ka duart me gjak

25/05/2023
Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Do diskutojmë rivendosjen e fashave
Politikë

Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Do diskutojmë rivendosjen e fashave

25/05/2023
Lajm i rradhës
Shakira vazhdon “të përndjekë” Pique-n/ Në foton me të dashurën e re përmendet vetëm këngëtarja

Shakira vazhdon "të përndjekë" Pique-n/ Në foton me të dashurën e re përmendet vetëm këngëtarja






ADS
zoom.al

Të fundit

Politikë

Rama fajëson Kurtin: Jam i bindur se SHBA-BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar

02/06/2023
Lifestyle

Ledri flet për marrëdhënien me Sarën: E kam zgjuar në 4 të mëngjesit

02/06/2023
Sport

Një tjetër yll largohet nga Paris SG, klubi njofton largimin e “veteranit”

02/06/2023
Politikë

Do të largohet nga politika pas humbjes? Përgjigjet Meta

02/06/2023
Sport

Flamurtari shkarkon Longon dhe zyrtarizon trajnerin e ri me ovjektiv Superioren

02/06/2023
Politikë

Vuçiç flet për zgjedhjet e reja në veri: Duhet të flas me serbët e Kosovës

02/06/2023
Politikë

Puthja e Ramës me Melonin/ Basha: Çfarë fiton populli?

02/06/2023
Aktualitet

DETAJET/ Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke marrë ryshfet

02/06/2023
Politikë

Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar shkojnë javën tjetër në Kosovë

02/06/2023
Politikë

Lirimi i Tahirit/ Reagon Bardhi: Tallje e drejtësisë

02/06/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In