zoom

Aktualitet

EMRI/ Punonte në ndërtim në Maqedoni, bie nga lartësia humb jetën 24 vjeçari shqiptar

Një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën këtë të shtunë në Maqedoninë e Veriut ku ka qenë duke punuar në ndërtim.

Burime për abcnews.al bëjnë  me dije se i riu Mirjan Kryeziu nga fshati  Zdranjsh në Librazhd, ka qenë duke punuar në një lagje të Shkupit ku ka rënë nga ndërtesa nga ku po punonte.

Ndër të tjera mësohet se 24 vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital por fatkeqësisht ai nuk ka arritur që të mbijetojë.