Aplikacion
Në shkresën që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, kandidati Arsen Belaj rezulton se ka qenë i dënuar për drogë në 1995 nga Gjykata e Frosinones me 1.8 vite burg dhe 8 milion e 800 mijë lireta italiane.
Gjithashtu, kandidati i Bindjes Demokratike rezulton i dënuar me disa muaj burg, po në Itali, në vitin në 1997 për trafik droge. Gjithsesi, Belaj nuk rezulton të jetë fitues i mandatit.
Kujtojmë se para zgjedhjeve të 25 prillit, KQZ i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e 28 kandidatëve për deputetë.