zoom

Aktualitet

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet drejt Italisë 51-vjeçari i dënuar me 11 vite burg

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë.

Gentian Deda, banues në Durrës, është arrestuar shkurtin e këtij viti dhe Gjykata e Milanos e ka dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim. Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, autori u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit në bashkëpunim mes  Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Njoftimi

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit.