zoom

Aktualitet

EMRI/ Motori del nga rruga në Fier, humb jetën drejtuesi

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi Llambi Doko.

Trupi i pajetë i 64- vjecarit, cili u plagos për vdekje pasi motomjeti pa targa, ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..